Oligarku i parë largohet nga Putini, bën thirrje për paqe!

- Advertisement -

Pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon prej gati 20 ditësh dhe ushtria e Putinit aktualisht po përpiqet të rrethojë kryeqytetin ukrainas. Një seri shpërthimesh të dhunshme tronditën Kievin herët në mëngjesin e së martës.

Situata e luftës pas sanksioneve të vëna po i dëmton me të madhe oligarkët rusë. Andrei Melnichenko konsiderohet i afërt me Putinin, por tani po flet kundër luftës. Sepse sanksionet kundër Rusisë rrezikojnë biznesin e tij, eksportin e plehrave, shkruan Indeksonline.

 

Oligarku rus ka bërë thirrje për paqe në një prononcim për Reuters.
“Ngjarjet në Ukrainë janë vërtet tragjike. Ne kemi nevojë urgjente për paqe. Bota mund të jetë në krizë ushqimi” ka thënë Melnichenko.

Shqetësimi i tij me siguri se është më shumë personal se sa global. Kjo pasi që ai është pronari kryesor i kompanisë së plehrave EuroChem dhe kompanisë së qymyrit Suek.
Pasuria e tij u vlerësua në 18 miliardë dollarë nga Forbes në 2021, duke e bërë atë njeriun e tetë më të pasur në Rusi. Sanksionet e vëna nga bota përëndimore e kanë prekur edhe këtë biznesmen.

Melnichenko që jeton në St.Moritz, iu është sekuestruar mega jahti nga autoritetet italiane javën e kaluar.

Anija me emrin “Sailing Yacht A” vlerësohet rreth 530 milionë euro (540 milionë franga) dhe është e ankoruar në portin e Triestes në veri të Adriatikut. Ky jaht është numër një në botë për numrin e velave.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...