Nostalgji…. Irena GJONI

Gjithmone kam qene e mendimit qe krijuesit e talentuar, duhet ta marrin vleresimin edhe sa jane fizikisht ne jete e jo vetem kur ikin. Kur kthej koken pas ne kujtimet permes ketyre fotove, ndihem mire per vemendjen qe i kam kushtuar poezise se Agim Matos permes shkrimeve studimore te realizuara per te. Marrin tjeter vlere kur autoret na mungojne fizikisht, por qe qendrojne bukur me ne permes vepres qe lene pas.
5 tetor 2018
Në ditët e manifestimit poetik “Trirema joniane”, një moment i rëndësishëm ishte edhe promovimi i librit të Agim Matos, “Shkretëtirë harrimi”, për të cilin kisha një vështrim analitik.
Takimin e hapi poeti Pajtim Caushi, kryetari i shoqates se poeteve joniane, dhe mes miqve të poetit, studjuesve, poetëve nga trevat shqiptare si dhe poetëve nga Greqia, Italia, Bullgaria etj., poezia e Matos erdhi shumë bukur!
“Shkretëtirë harrimi” është vëllimi më i ri poetik i poetit Agim Mato. Vjen si një botim i Shtëpisë botuese “Faik Konica” në Prishtinë (2018). Ky autor, përmes kësaj përmbledhjeje të plotë, prezantohet për herë të parë për lexuesit në Kosovë. Përzgjedhja e poezive, konceptimi i antologjisë, përgatitja e saj si dhe një parathënie e zgjeruar për gjithe krijimtarinë e Agim Matos, është bërë nga profesor Anton Nikë Berisha, i cili e prezantoi edhe për të pranishmit.
Më tej vijoi fjala e Prend Buzhalës, Sabit Rrustemit, Thoma Sterjos, Natasha Xhelilit, Angela Gianellit etj.. Agim Mato
Nunzio Tria Sabit Rrustemi Pajtim Çaushi Angela Giannelli Prend Ndue Buzhala

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...