NJERIU QE LA GJURMË NË MESOPOTAM…

- Advertisement -

Sot në mengjes Xha Remziu e soditi për herë të fundit fshatin e tij të dashur Mesopotam. Aty nga veranda e bukur, me flladin e mëngjesit mbi kodër, ai çdo mëngjes nuk ngopej me panoramën fantastike të këtij fshati të bukur, me të cilin u dashurua që i vogël ,kur zbriti nga Progonati. Atëhere kish zbritur pa pirë qumështin e gjirit të nënës së tij , se nëna kish ikur në botën e engjejve. Më vonë një nënë e vërtetë u bë Nazoja, që e deshi si birin e saj. Remzi Shena, ky jetim, e kuptoi shpejt çfarë do të thotë dashuri njerëzore, dhe këtë do ta falte shpejt te fshati i tij , te njerëzit..Se bota e jetimit është e madhe dhe i ishte mbushur me humanizëm. Dhe ata që e rrethonin ishin minoritarë. Ai u bë shpejt aq i dashur për të gjithë. Mundimet, varfëria, rruga për në në Delvinë te shkolla, nuk ia ndalen dëshirën për dijet..Ishte edhe dashuria për tokën, dashuria e munguar e nënës, qe e bën të studjoj për teknik bujqesie. Dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim në të gjitha postet si drejtues . Në çdo detyrë si gjithmonë korrekt, punëtor dhe tolerant për ata që mund të gabonin për momentin. Dora e ngrohtë për ta Remziu, se keshtu ishte gatuar shpirti i jetimit.. Bile edhe si drejtues partie e tregoi , se i donte njerezit dhe gjente menyra për t’i mbrojtur. Ka me dhjetra raste që tregojnë mesopotamitet dhe zona përreth.Dera e zyrës së tij ishte e hapur dhe dinin se Remziu do t’i mbronte,paçka se shumë herë i shpetoi’kopaçeve’.të Partisë.’ Si të mos i doja këta njerez aq të mirë e bujarë. Keshtu i njoha minoritarët, mikpritës, të kulturuar, që të falnin vetëm respekt e dashuri. Unë protomiqtë i kisha minoritarë. Unë në Kostar, Velahovë, në Brajlat, Mesopotam e kudo e ndjeja veten si vëllai i tyre.  Keshtu më thoshte shpesh Xha Remziu. Se e kisha mik dhe s’kish kënaqësi të pije kafe me këtë njeri të mirë, me kulturë e dije. Dy stoli më të bukura që mbante mbi supe ky njeri që la gjurmë në Mesopotam e gjithë zonën ishin : humanizmi dhe dashuria për njerezit. Edhe kur i vdiq vëllai, katër fëmijët e tij ai i rriti me përkujdesje, i arsimoj dhe i ushqeu me vitytet më të mira të labit. Atyre sot u iku një ëngjell . Ashtu e kishin.Dhe ashtu do ta kenë
.. Karrigen në verandën e ‘djalit ‘ të tij Qemalit,sot ishte bosh. Xha Remziu nuk do të dal të sodit fshatin e tij. As do të vijnë mesopotamitët të pijnë kafen dhe të ndërrojnë një muhabet. Iku në botën e ëngjëjve
Sot Mesopotami humbi njeriun e mirë, labin nga Progonati, që la gjurmë, që i deshi aq shumë… dhe e deshën aq shumë.

Nga PANAJOT BOLI

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...