Një vit pa Drejtor Luan Ahmetin ( Video)

- Advertisement -

U bush një vit kur u largua nga jeta para kohe mësuesi, drejtuesi, Luan Ahmeti një nga emblemat e arsimit në Sarandë.

Ai ka lindur në qytetin e Elbasanit më 6 shkurt 1950. Shkollën  fillore e kreu ne Elbasan, kurse atë  7- vjecare dhe të mesmen në qytetin e Sarandës. Në  vitin 1967 filloi studimet në Universitet në degën fizike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tirane.

Pas mbarimit të Fakultetit filloi punën si mësues fizike në gjimazin “ Hasan  Tahsini “ në Sarandë.

Në vitin 1978 u emërua drejtor i shkollës së mesme në Mursi,një shkollë me 500 nxënës.Ne vitin 1983 u emerua drejtor i gjimnazit “ Hasan  Tahsini “ në Sarandë, deri ne vitin 1989. Gjatë këtyre viteve në saje të punës së palodhur të stafit të mësuesve, gjimnazi i Sarandes shkëlqeu edhe në rang kombëtar  ku çdo vit ka patur fitues në olimpiadat kombëtare në lëndët matematikë ,fizikë,kimi të shoqëruara me medalje ari. Keto arritje ishin ne saje te punes se perkushtuar te stafit pedagogjik te kesaj shkolle ku ishte drejtues Luan Ahmeti. Në  vitin 1989 u emërua shef i Seksionit të Arsimit në Sarandë .Ne  vitet  1991 – 1992  ka punuar  specialist dhe  metodist i  lëndës së  fizikës në kabinetin  pedagogjik të  rrethit  Sarandë. Ne  vitet  1992 – 1997   ka  punuar mesues  i  lëndës  së  fizikës  në  shkollën e mesme  “Hasan  Tahsini” Sarandë.

Ne  vitet 1997 – 2001  ka  punuar drejtor  i  shkollës  së  mesme “Hasan Tahsini “ Sarandë.Gjatë vitit të mbrapsht 1997, së bashku me trupën pedagogjike të gjimnazit, organizoj ruajtjen dhe mbrojtjen e shkollës duke rezikuar dhe jetën e tyre, pasi plumbat vinin nga të gjitha anët, vet Luani shpëtoi Amzën e shkollës duke e marë në shtëpi.

Ne vitin 2001 me iniciative e tij duke u bazuar në përvojën në mësimdhenie, hapi shkollën  jopublike “ Dea  2001 “ Sarandë.Në  vitet  2001 – 2015  ka  punuar drejtor  i  shkollës  së mesme  dhe 9 – vjecare  jopublike  “ Dea  2001 “ dhe deri sa u largua nga jeta të  punoj   si administrator në këtë shkollë. Gjatë qënjes së tij në krye të shkollës jopublike “Dea 2001”, sjkolla gjatë viteve ka njohur arritje të cilat ishin jo vetëm në rrafshin lokal, por edhe atëkombëtar.Edhe këtu nuk munguan nxënësit fitues në Olimpiada Kombëtare

Nga institucionet Kombëtare dhe lokale është nderuar me tituj të ndyshme nderi.Largimi nga jeta i mësues Luanit ishte një humbje jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin arsimdashës sarandiot.

sarandalife.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...