Nesër spektakël në qiell/ Del “Hëna e zezë”, ndodh eklipsi i pjesshëm diellor dhe Afërdita e Jupiteri do të “puthen”

- Advertisement -

Adhuruesit e yjeve këtë fundjavë kanë më shumë arsye për t’i mbajtur sytë nga qielli. Hëna e dytë e re e Prillit, e quajtur ‘Hëna e zezë’, do të shihet të shtunën, më 30 prill, 22:22 me orën shqiptare. Sipas NASA-s, Hëna e re do të përkojë me një eklips të pjesshëm diellor, i cili mund të shihet nga njerëzit në Antarktidë dhe pjesë të Amerikës së Jugut.
Eklipsi i pjesshëm diellor nuk do të jetë i dukshëm nga Britania e Madhe apo SHBA, megjithëse mund të shihet përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në internet.
Gjithashtu të shtunën, Afërdita dhe Jupiteri, dy planetët më të ndritshëm në qiell, do të afrohen aq shumë saqë do të duken se gati mund të përplasen, ose do të duken sikur po “puthen”.

ÇFARË ËSHTË NJË HËNË E ZEZË?

Edhe pse nuk është një term i pranuar astronomik, “Hëna e zezë” i referohet një Hëne të re të dytë që shfaqet brenda një muaji. Mund t’i referohet gjithashtu mungesës së një hëne të re në një muaj, ose Hënës së tretë të re në një sezon astronomik me katër hëna të reja.
Një Hënë e tretë e re në një sezon me katër Hëna të reja është një ngjarje mjaft e rrallë; ndodh rreth çdo 33 muaj, afërsisht çdo dy vjet e gjysmë.
Termi “Hënë e Zezë” është në kontrast me “Hënën blu” e cila është hëna e dytë e plotē në një muaj kalendarik.

/Mailonline/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...