NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR ADMINISTRIM TË RI TË UJËSJELLËSVE

Mes drejtorit të AKUM Klevis Jahja dhe kryetarëve të Bashkive Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol, është nënshkruar në Bashkinë e Sarandës, Marrëveshja për Krijimin e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve.
Drejtori Jahja u shpreh se kjo Marrëveshje i hap rrugën modernizimit të shërbimit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime, duke i dhënë akses funksionimit të strukturave të reja, për të arritur atë që kërkojnë qytetarët dhe performancë më të mirë në arkëtime etj.
Kryebashkiaku Adrian Gurma tha se ky moment shënon futjen e procesit në një fazë të re të menaxhimit të të gjitha aseteve. Ndërkohë, ai tha se zgjidhja përfundimtare Sarandës dhe Bashkive fqinje i vjen nga zbatimi i projektit për furnizim me ujë nga burimet e Tatzatit.
Kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi tha se në këtë shërbim ka arritje, por ka edhe problematika, kapërcimin e të cilave ajo e sheh të mundshëm nga kjo Marrëveshje e përbashkët. Falenderues për investimet e kryera edhe në Bashkinë e Finiqit është shprehur sekretari i përgjithshëm Vangjellaq Xhaferi, i cili ka dhënë dakortësi për Marrëveshjen, në emër të Kryetarit Kristo Kiço.
Për Konispolin që 24 orë ujë në 24, e ka realitet, Kryetari Shuaip Beqiri tha se sfida është për të mbajtur standartin e shërbimit dhe të kapërcehen problematikat në kanalizime. Nënshkrimi i Marrëveshjes së përbashkët shënon hapjen e procesit të vendimmarrjes për krijimin e shoqërive të reja në të gjithë vendin. Brenda janarit 2023 këto shoqëri do të formatohen të gatshme për të dhënë shërbime dhe do të marrin edhe miratimin e Këshillave Bashkiakë respektivë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...