NË FTERRË TE TENO LONA

Me Sinanin, Trifonin e Dëfrimin në një vizitë te Teno Lona në Fterrë.
Tenua, rapsodi i njohur i këtij fshati, vazhdon të rrojë në vatanin e të parëve të tij edhe pse shumë e shumë të tjerë banorë kanë vite që e kanë braktisur.
Një vend banim nga më të njohurit e më historikët në Labëri, vendlindje e shumë burrave mëndje ndritur në shekuj, tani i mbetur nën pushtimin e shpërbërjes.
Gjashtëdhjetë e pesë banorë janë fare pak për të mbajtur ndezur zjarrin në vatrat e një fshati dikur me histori e trashëgimi të madhe…
Me ne bashkohet edhe Hasan Mehmeti, këngëtari i njohur i këtij fshati i cili shumë nga vargjet e Teno Lonës i ka jetësuar në këngë…
PËR RAPSODIN TENO LONA
Falët: S. Gjokoli
Marrës: D. Mustafaraj
Kthyes: S. Gjoleka
hedhës e iso: të tjerët
Në Fterrë hapet jehona,
Bëhet këngë te Teno Lona.
Një jetë për këngën shkrirë,
Këngët e Fterrës së mirë.
Vargje për këngë e për valle,
Për kala e festivale.
Këtu në Fterrën e bardhë,
Ku rrjedhin ujrat ujvarë.
Fterra blerime mbuluar,
Sofra labe përher shtruar.
Këtu malesh shkon jehona,
Për rapsodin Teno Lona.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...