Në Ditën Botërore të Ujit (Video)

- Advertisement -

Ditë sensibilizimi në kuadër të Ditës Botërore të Ujit ishte ajo e paradites së sotme në qytetin e Sarandës. Drejtues të ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime të Sarandës, përfaqësues të GIZ, që është njëherësh edhe mbështetës me projekte për ujësjellësin në Sarandë, nxënës të shkollave të mesme, kishin dalë përgjatë shetitores së qytetit dhe duke shpërndarë fletëpalosje tek qytetarët ku përmes tyre bëhej sensibilizimi i tyre për rëndësinë e ujit dhe ndërgjegjësimin e secilit prej nesh për të qenë sa më racionalë në jetën e përditëshme me ujin dhe jo vetëm por edhe për mjedisin.Sensibilizimi për mbrojtjen e ujërave nëntokësore nga ndotja dhe përdorimin e tyre në mënyrë të kujdesshme. Dita e sotme vjen pas një sërë veprimtarish për sensibilizimin për shfrytëzimin e ujit e përqëndruar kjo në pjesën më vitale të shoqërisë në ndërmarrjen tonë për ujin, nxënësit e shkollave. Sot dëshmuam një bashkëpunim të suksesshëm dhe mr projekte kreative, të cilat reflektuan një dedikim serioz të nxënësve, drejtorive të shkollave dhe Ujësjellësit, u shpreh mes të tjerave për “Sarandalife” drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizime Sarandë, Sheme Lulo.

Ujërat nëntokësore janë rezerva më të rëndësishme natyrore, duke qenë se janë burimi kryesor i ujit të pijshëm. E secili prej nesh duhet të udhëhiqet nga motoja: “Natyra për ujin. Përgjigja është tek natyra”Ndërkohë duhet thënë edhe fakti që sensibilizim të mos kemi një ditë në vit, por çdo ditë.

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...