Në 77 vjetorin e Clirimit të Delvinës.

- Advertisement -

Edhe në Delvinë u përkujtua 77 – vjetori i Clirimit. Në vorrezat e dëshmorëve u vendosën kurora me lule. Ndërkohë në këtë ditë u vlerësuan me certifikate mirënjohjeje (pas vdekjes)disa prej figurave të ndritura që kanë spikatur në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. “9-Tetori është një ndër datat më të rëndësishme në kalendarin e festave të Delvinës.

Është dita që na bën të ndihemi krenarë për paraardhesit tanë që shkruan histori, të shtyrë nga ndjenja e patriotizmit dhe atdhedashurisë. Ndaj dita e sotme nisi me vizitën në altarin e lirisë, në Varrezat e Dëshmorëve, atje ku prehen bijtë dhe bijat e Delvinës, që me guxim, heroizëm e vetëmohim iu bashkangjitën radhëve të luftëtarëve të lirisë.

Në nder të kësaj dite, ku krahas pasardhësve të veteranëve na nderuan me pjesëmarrjen e tyre deputetja e zonës Znj. Anila Denaj dhe prefekti i qarkut Z.Flamur Mamaj, pata nderin dhe kënaqesinë të vlerësoj me certifikata mirënjohjeje (pas vdekjes)disa prej figurave të ndritura që kanë spikatur në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare Gëzuar Ditën e Çlirimit të Delvinës! I përjetshëm kujtimi i të rënëve për liri !” shkruhet në faqen e Bashkisë Delvinë.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...