Në 123 vjetorin e lindjes së Neço Muko, kolosi i polifonisë dhe Këngës qytetare me gjurmë edhe në Sarandë (Video)

- Advertisement -

Aktiviteti filloi me ceremoninë e zbulimit të pllakës përkuntimore për Neço Mukën, në vendin ku ai kishte një dyqan dhe shiste pllaka gramafoni, sot Posta Sarandë. Pllakën e zbuloi Kryetari i Bashkisë, z.Adrian Gurma dhe studiuesi korçar Niko Kotherja.

Një grup fëmijësh imituan karnavalet aq të dashura për artistin Neço Muko. Mandej aktiviteti vijoi në galerinë e arteve. Aty u deklamua Hymni i flamurit, një version origjinal i inçizuar nga Neçua, në vitet 30 të shk XX. Në fjalën e tij Z. Gurma, shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për të gjithë ata që e ideuan, organizuan dhe realizuan këtë aktivitet për një nga figurat më të spikatura të kulturës kombëtare dhe asaj sarandiote në veçanti. Është detyra e pushtetit lokal dhe e artistëve sarandiotë që këto figura të evidentohen dhe të pasqyrohen në historinë e qytetit, tha kryebashkiaku Gurma. Me mjaft interes të pranishmit në sallë ndoqën studiuesin Niko Kotherja, i cili foli për jetën dhe veprimtarinë e Neços, krijimtarine e jashtëzakonshme për nga vlera të krijimtarisë së tij artistike, duke filluar nga këngët polifonike himarjote e duke vazhduar tek skeçet, këngët e bukura që ai krijoi dhe këndoi me Tefta Tashko Koço etj. Studiuesi Josif Papagjoni foli për rolin e Neço Mukës në gjallërimin e aktiviteteve kulturore – artistike në Sarandë. Ai theksoi se Neçua ishte ai që vendosi në skenë për herë të parë komedi muzikore, që estrada e Sarandës e vendosi në vitet 80. Studiuesi Timo Merkuri foli për dallimet që ekzistojnë ndërmjet këngës himarjote dhe asaj labe si dhe ngjajshmërite e saj me këngën çame dhe të Skraparit. Ajo që e bëri interesante aktivitetin ishte se të pranishmit dëgjuan hymnin e karnavaleve të Sarandës, një surprizë kjo mjaft e këndshme.

Në fund të aktivitetit Kryetari i Bashkisë z. Adrian Gurma, ju shpërndau të afërmve të bashkëpunëtorëve të afërt të Neços Çertifikatën “Mirënjohje e Qytetit”.Grupi polifonik i Himarës i ftuar në këtë eveniment, interpretoi disa këngë të krijuara dhe kënduara nga Neço Muka. Pas aktivitetit të pranishmit vizituat eksponatet e rralla origjinale të Neços si dhe në shëtitore ekspozitën e përgatitur për këtë rast.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...