3 Ditë më parë Policia e Vlorës ka vënë nën pranga 11 persona dhe ka shpallur në kërkim investitorin e tri objekteve pa leje që po ndërtoheshin në fshatin Palasë, Dhërmi.
Ditën e sotme Gjykata e Vlorës ka dhënë masat për arrest ndërkohë që investitori është ende i shpallur në kërkim.
U mbajt sot masa e arrestit:
Detyrim paraqitje ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit: Flamur Bega, Alvin Sinani, Bilbil Zhima, Murat Zhima, Viktor Ballaj, Dule Tozaj, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis Shahinaj dhe Elvis Selimja.
Në kërkim mbetet investitori shtetasi Vezir Gjikolaj si dhe vijon procedimi në gjendje të lirë per dy specialistët e IMT-së, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj. Këta shtetas u arrestuan pak ditë më parë për ndërtimin pa leje në Palasë. Seanca është drejtuar nga gjyqtar Arqile Basho.
/sarandalife.al/