Nderohet nga shkolla jo publike “Dea 2001” Medalisti i Arit, Mirel Shalari(Video)

- Advertisement -

Shkolla jo publike “Dea 2001” nderoi me “Çertifikatë Mirënjohje” ish- nxënësin e saj, Mirel Shalari, pas vlerësimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me “Medalje Ari”.Në aktivitetin e organizuar me këtë rast merrnin pjesë nxënës, mësues, familjarë të Mirelit, si dhe përfaqësues nga Bashkia, nënkryetari Romeo Çakuli dhe shefi i Kabinetit të kryetarit, Thoma Nika. Ish – mësues të Mirelit në fjalën e tyre shprehën respekt dhe mirënjohje për Mirel Shalarin, që me punën e tij i rriti vlerat më shumë shkollës “Dea 2001”. Në fjalën e tij Drejtori i shkollës së mesme, Dritan Taka shprehu kënaqësinë për këtë arritje madhore të Mirelit dhe bindjen se ai do të çajë përpara në rrugën e vështirë të dijes.Në emër të drejtorisë së shkollës ai i dorëzoi ish – nxënësit Mirel Shalari “Çertifikatë Mirënjohje ” që shkolla i dha atij. Mësuesja e klasës së parë, Aishe Ahmeti shprehu kënaqësinë që pas 50 – vjet pune Mireli i dha me këtë vlerësim. “Ashtu si shkëlqen dielli dhe ari, kështu shkëlqen dhe Mireli” – do të shprehej ajo.Drejtoresha e shkollës 9 – vjeçare. Najada theksoi se Mirel Shalari ka qenë nxënës i kësaj shkolle për 12 vite duke shfaqur kulturë, inteligjencë dhe maturi, duke arritur çdo vit rezultate të larta absolute me mesatare 10, duke qënë njëkohësisht fitues i olimpiadave lokale e kombëtare në fizikë e matematikë. Mëuesja e fizikës, Miranda Birjani solli momente të bukura nga orët e mësimit me Mirelin.“Kur futesha në orën e mësimit, theksoi Miranda, shikoja një nxënës të ëmbël, të qeshur që me sytë e tij që i ndrinin dukej sikur më thonin: Po mësuese, e kam mësuar mësimin për sot”, ky ishte nxënësi ekselent i shkollës tonë, Mirel Shalari. Fituesin e përshëndeti në emër të Kryetarit të Bashkisë, z. Thoma Nika, i cili theksoi organizimin e aktiviteti të posaçëm nga Bashkia në momentin kur qeveria do të bëjë dorëzimin e Medaljes së Arit ekselentit, Mirel Shalari. Më pas përshëndeti mësuesja e Mirelit, si dhe nxënës ekselent të kësaj shkolle. sarandalife.al i shpreh urimet më të përzemërta familjes dhe në veçanti Mirelit dhe i uron Atij suksese të mëtejshme.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...