Ndahet nga jeta Todi Kacorri

- Advertisement -

Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjecare Todi Ndini Kaçorri. Lindi në 20 janar 1940 në fshatin Skrevan të Beratit. Për vite me rradhë jetoi me familje në fshatin Mbreshtan të Beratit. Në vitet 1960-1964 kreu shërbimin ushtarak në Pashaliman të Vlorës. Pas kēsaj u kthye përsëri në fshatin Mbreshtan, ku u bë brigadier e mandej edhe kryetar këshilli detyra të cilat i mbajti deri në vitin 1968.Në 1968 u fut në punë në naftë, në procesin kërkime në qytetit Stalin, sot Kuçovë. Në vitin 1969 u transferua në Sarandë në ndërmarjen e Shpim Kërkimit të naftës.

Deri në vitin 1974 punoi si motorrist dhe njëkohësisht pati edhe funksionin sekretar partie i brigadës.Nē vitin 1974 u bë sekretar pusi deri në vitin 1992. Për punë të mirë në realizimin e detyrave të ndërmarrjes në vitin 1988,Todi vlerësohet nga Kuvëndi Popullor me titullin e lartë “Hero I Punës Socialiste”. Ka katër fëmjë, për të cilët ai është ndjerë krenar. Sarandalife.al i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Kaçorri për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...