Ndahet nga jeta Qani Sadiku, qëndrestar i regjimit të diktaturës

- Advertisement -

 

Ditēn e martë është ndarë nga jeta nga një sëmundje e rëndë në moshën 71 vjecare në Tiranë ish-i përndjekuri politik Qani Sadiku, nga Markati, por i vlerësuar si një nga qëndrestarët e diktaturës komuniste. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët. Qani Sadiku është vlerësuar nga presidenti i Republikës Ilir Meta, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për qëndresën heroike që i ka bërë diktaturës. “Sikur mos kishte ndryshuar sistemi unë do kisha dalë nga burgu në 2009. Në Burrel nuk gjeje dot një kunj shkrepse, të shikoje një fletë, një bar apo një diçka të gjelbërt. Ishte një mur i bardhë dhe asgjë tjetër. Banjo- dhomë për 10 vjet, 20 vjet”, është shprehur Qani Sadiku nënjë intervistë për Kujto.al. Ai ka dëshmuar 18 vitet e qëndrimit të tij në të gjitha burgjet e Shqipërisë. Në vitet e para të ndërrimit të sistemit Qani Sadiku u caktua me punë në Degën e Brendëshme të Sarandës.
Në vitin 1973, Qani Sadiku, 23 vjeçar, ndodhej i internuar prej afro një viti, bashkë me disa familjarë tij në Borsh. Regjimi prej kohësh e mbante nën survejim, duke dyshuar tek ai për aktivitet politik dhe tentativë arratisjeje, derisa një ditë vërtet do t’i hidhnin prangat. Me akuze politike e deri në rënien e regjimit Qani Sadiku do ta kalonte jetën vetëm burgjeve duke pasur dënime e ridënime…. Ai ishte një antikomunist i vendosur, i ashpër në çdo deklaratë të tijën kundër regjimit, apo edhe në biseda të afërta mes shokëve në qeli. Të kritikonte regjimin dhe të bënte thirrje kundër tij ishte pjesa më e rëndësishme e gjithë qëndresës së tij gjatë afro 18 viteve në burgjet komuniste. Në familjen e tij në Tiranë, bashkëshortja dhe dy fëmijët, vajza dhe djali kanë qenë gjithmonë dëshmitarë të çdo detaji të kësaj jete të vështirë që shpalosej shpesh mbrëmjeve kur në familjen e tyre shkonin miqtë e shumtë të burgut.
Sarandalife shpreh ngushëllime familjes

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...