Mykonos: Arrestohet 41-vjeçari shqiptar pasi qëlloi me armë zjarri dhe plagosi rëndë …

- Advertisement -

Një 41-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar ditën e djeshme në Mykonos nga punonjës policie të Nëndrejtorit të Policisë Mykonos, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, përdorimit të armës dhe armëmbajtjes pa leje.Në mënyrë të veçantë, pasditen e djeshme në një zonë të hapur të Mykonos pranë aeroportit, 41-vjeçari ka qëlluar tre herë me pistoletë kundër një 40-vjeçari gjithashtu me origjinë shqiptare, duke e plagosur atë në bark, për një incident të shkaktuar nga mosmarrëveshjet familjare.40-vjeçari me origjinë shqiptare është transportuar në gjendje kritike për në spital, pasi njëri plumb e ka goditur rëndë në bark.
Më pas autori është larguar me makinë, ku familjarët e personit të plagosur e ndoqën dhe tentuan ta ndalonin duke përplasur mjetin e tij, por i akuzuari qëlloi tre herë drejt tyre dhe u largua sërish.Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas një kontrolli të detajuar ka gjetur autorin dhe ka gjetur në posedim armën që ka përdorur. Arma është konfiskuar së bashku me gjashtë gëzhoja të mbledhura.
I arrestuari do të dërgohet mëngjesin e së hënës në Prokurorinë e Siros.

Mykonos: Publikohet autori shqiptar që qëlloi vëllain e gruas së tij

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...