Myftinia Delvinë: Në kuadër të Muajit të Ramazanit organizoi simpoziumin: “Mirë se vjen Ramazani”

- Advertisement -

Në kuadër të Muajit të Ramazanit, që për 2022 nis ditën e shtunë, në 2 Prill, Myftinia Delvinë organizoi në sallën e kinoteatrit të qytetit simpoziumin me temë “Mirë se vjen Ramazani”. Merrnin pjesë Avni Goma, myftiu i Gjirokastrës,
Bledar Ali, myftiu i Delvinës,
Bledar Mulla, myftiu i Sarandës,
Brulind Çallari, imami i Xhamise Mukërs,
Dr. Elton Tushi, imami i Shalësit. Merrnin pjesë besimtarë dhe qytetarë delvinjotë. Në këtë simpozium, që nuk është as i pari dhe as i fundit, merrte pjesë edhe kryetarja e bashkisë, Majlinda Qilimi, nënkryetarja, drejtues të institucioneve në qytet, përfaqësues të forcave politike, etj.
Muaji i Ramazanit muaji i agjërimit dhe i lutjeve (namazit) ka arritur përsëri. Është muaji që jep një mundësi për falje nga Allahu dhe shpëtim nga mëkatet tona.  Është muaji që të bëjmë vepra të mira dhe të japim lëmoshë. Është muaji kur hapen dyert e xhenetit dhe shpërblimet për punët tona janë të lartësuara shumëfish.  Është muaji ku lutjet pranohen dhe statusi i besimtarit është i lartësuar. Është muaji ku mëkatet falen. Allahu në Muajin e Ramazanit dhuron më shumë mëshirë (bekime) për robërit e Tij. Ky është muaji i agjërimit që është një nga pesë shtyllat e Islamit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, agjëroi gjatë këtij muaji dhe i udhëzoi ndjekësit e tij që ta bëjnë të njëjtën. Ai na tregoi se kushdo që e agjëron këtë muaj me besim, duke kërkuar shpërblimin e Allahut, subhanehu ue teala, do t’i ketë të gjitha mëkatet e kaluara të tij të falura. Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, gjithashtu na informoi (tregoi) se kushdo që qëndron (bën) në namaz gjatë gjithë këtij muaji do t’i falen të gjitha mëkatet e tij.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...