Mjeshtri i këngës së Bregut Neço Muka nëpërmjet Kiço Kapetanit dhe Agim Matos(Video) 14.12.2011

- Advertisement -

Më 14 dhjetor 2011 televizioni lokal “Rivjera” i Agim Matos, në emisionin javor “Odeon” organizoi një bisedë në studion televizive me pjesmarës, njerëz të letërsisë dhe të artit. Kemi shkëputur nga ky emision me titull “Feniksi i Himarës”, kushtuar këngëtarit, krijuesit, artistit Neço Muka, biseden me dy të ftuar, Kiço Kapetanin dhe Agim Maton. Po kush ishte Neço Muka? uka?

Neço Muka lindi më 21 tetor të vitit 1899 në Himarë në një familje me tradita të shquara atdhetare dhe vdiq po në vëndlindje në v. 1934. Pas mbarimit të shkollës fillore, studimet më tej i vazhdoi në Greqi deri në vitin 1916 kur kthehet në Himarë. Në repertorin e tij fillestar bëjnë pjesë dy këngë “28 nëntori” dhe “ Viti nëntëqind e dhjetë”, të cilat kanë vlera historike dhe muzikore.Gjatë kësaj periudhe të qëndrimit në Himarë, ai mëson instrumentin e violinën dhe disa vegla të tjera muzikore, lexon libra, meret me letërsi, ndjek shfaqje teatrore etj. Lëvizjet e shumta nëpër shqipëri e njohën me njerëz të shquar të artit si Tefta Tahko Koço, Dhimitër Rambo, Llambi Turtulli etj. Me këtë grup ai këndoi këngët popullore dhe të huaja të cilat inçizoheshin në pllaka gramafoni që quheshin “Pathë”. Në këtë periudhë do të lindnin dhe këngët brilante si “ Vajza e valëve”, “Moj Katina nina nina”, “Doli Hëna ndrit ergjënda”, “Vajza e malit”, “Më 28 nëntor”, etj.

Me ardhjen në Sarandë Neçua zhvilloj një veprimtari të gjërë artistike, duke krijuar grupe teatrore, estrade dhe sidomos shfrytëzonte momentet kur zhvilloheshin karnavalet. Gjithë krijimtaria e tij letrare, përkthyese humoristike, por veçanërisht muzikore, dallohet nga karakteri i spikatur kombëtar. Jo më kot në plakën e parë të gramafonit që inçizoi vendosi “Hymnin e flamurit dhe në anën tjetër këngën e tij “ Shqipëria”. Kënga himariote në gjithë strukturën e saj muzikore, ka vulën e vet origjinale dhe është e çliruar nga të gjitha variantet e saj, nga cektësia dhe sheshtësia.Ajo është këngë e maleve me dëborë dhe e detit me vale. Këngët e Neço Mukës janë symbol i polifonisë labe në varjantim më të jashtëzakonshëm dhe më autentik që mund të mendohet. Ai i kultivoi dhe i modernizoi në mënyrë të përkryer ato sipas kërkesave të kohës duke ruajtur karakterin e tyre popullor.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...