“Miqtë e ujit” me nxënësit e klasës së tretë A në Adem Sheme”(Video)

- Advertisement -

Në kuadër të sensibilizimit për rëndësinë e ujit dhe kursimin e tij, klasa e tretë A në shkollën nëntëvjeçare “Adem Sheme” në Sarandë me mësuese Mira Shorri punuan me pasion për të përgatitur projektin “Miqtë e ujit”. Nxënësit, me punët e gjithsecilit, shpalosën idete e tyre të veçanta duke i shkruar dhe ilustruar me vizatime tërë fantazi në bluzat e tyre të bardha.

Një bluzë, një ide më vete, ku shprehnin rëndësinë e ujit në trupin tonë, në jetën e përditshme, deri edhe në këshilla për kursimin dhe mos shpërdorimin e tij. Plot çiltërsi e bukuri, me një rrjedhshmëri,si vetë uji që del nga përrenjtë, u artikuluan gjatë orës së mësimit fjalët e vogëlushve. Të kaltra, të kristalta e plot gjallëri, si ujërat e deteve e të oqeaneve që qetojnë shpirtrat erdhën vargjet e vjershave të recituara me njomështi prej tyre. Në mbyllje një kërcim nën ritmin e këngës “Shi shi laga shi” gjallëroi zemrat e nxënësve. Vlen për t’u përmendur pjesëmarrja aktive dhe gjithëpërfshirja e të gjithë nxënësve dhe mbështetja e prindërve.

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...