“Më vjen turp që…”/ Kryeministri Rama me deklaratë të jashtëzakonshme pas protestave që kanë ‘mbërthyer’ vendin

- Advertisement -

Kryeministri Rama, sikurse e kishte njoftuar, po zhvillon sot një komunikim ‘Live’ në Facebook ku po shpjegon detaje të asaj që ai e quajti “Paketa e Rezistencës” me qëllim përballimin e pasojave të krizës nga rritja e çmimeve.

Rama tha në fillim të fjalës së tij se i vinte turp që Shqipëria ishte vendi i parë i NATO-s ku protestohej për pasojat e luftës në Ukrainë.

“Mua sot më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe i Europës që protestohet për pasojat e para të luftës në Ukrainë. Vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë thonë se kërcimi i çmimit të naftës nuk është pasojë e luftës”, tha Rama.

“E kemi treguar ndjeshmërinë tonë. Asnjë familje shqiptare dhe asnjë biznes i vogël nuk e paguan vetë faturën e rritjes së energjisë, por me qeverinë. Thuajse 80% e paguan qeveria aktualisht energjinë. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër në Europë. Në Greqi, Itali e Kosovë është rritur çmimi i energjisë”, shtoi kryeministri.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...