Me jelek antiplumb, Von der Leyen viziton vendin e masakrës në Bucha: S’do ia falim kurrë armikut këto krime!

- Advertisement -

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bashkë me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, sot udhëtuan drejt Ukrainës për t’u takuar me liderët e vendit. Dy udhëheqësit europianë bashkë me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, shkuan edhe në vendin ku u raportua se u krye masakër, në Bucha.Te vendi i ngjarjes i shoqëroi kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, i cili tha se atyre iu tregoi mizoritë që kryen rusët.“Vizituam Buchan. Ursula von der Leyen, Josep Borrellit dhe Eduard Hegerit iu tregova për mizoritë që kryen trupat ushtarake ruse mbi civilët ukrainas. Ne kurrë s’do t’ia falim armikut këto krime. Ne po punojmë bashkë me partnerët tonë europianë që të ndalim agresorin sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Shmyhal.Von der Leyen më herët ka dënuar sulmin me raketa të Rusisë në një stacion treni që po përdorej për evakuim nga civilët në Ukrainë dhe e cilësoi si “të neveritshëm”.
Ajo tha se për këtë tragjedi do ta ngushëllojë personalisht presidentin ukrainas, Zelensky.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...