Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak u zhvendos në Ksamil

- Advertisement -

Siç ndodh në mënyrë periodike, mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Sarandë, u zhvendos në Njësinë Adimistrative Ksamil.

 

Në krye të rendit të ditës së kësaj mbledhjeje, ishte vendimmarrja e natyrës sociale, e lidhur me dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi 6% i bllokskemës së ndihmës ekonomike për muajin mars 2022, me ndihmën ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për këtë muaj,si dhe për mbështetjen financiare për familjet, që trajtohen me ndihmë ekonomike, nga të ardhurat e Bashkisë, për zbutjen e efekteve të ndikuara nga lufta në Ukrainë, me shtesën mujore prej 3,000 lekësh.

 

Këshilltarët Bashkiakë dëgjuan dhe vlerësuan raportimin e bërë nga specialistët e bashkisë, mbi situatën e pyjeve e kullotave, për masat e mbrojtjes nga zjarri, si dhe për përgatitjet për sezonin turistik. U raportua mbi risitë që pritet të shoqërojnë sezonin “Verë 2022” dhe u dhanë argumenta se ku mbështeten pritshmëritë për një sezon të mbarë.

U prezantua se ndër veçoritë e sezonit “Verë 2022” janë se ai ka nisur më herët, do të ketë ofertë të diversifikuar përtej kufijve territorialë, përtej kufijve stinorë dhe shoqëruar nga evente artistike, kulturore e sportive.

 

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...