Mbërrin për herë të parë në Sarandë “THE WORLD”.

Krocera më unike në botë,e vetmja e llojit të vet, vjen në Sarandë nga agjensia turistike “Shkëndia Travel”,një nga agjensitë e para të qytetit të Sarandës dhe gjithë Shqipërisë së pas viteve 90′.
MS The World është një anije turistike rezidenciale private që funksionon si një kompleks bashkëpronësie, me apartamente të mëdha që mund të blihen. Banorët, nga shumë vende, mund të jetojnë në bord ndërsa anija udhëton. Disa banorë zgjedhin të jetojnë në bord me kohë të plotë, ndërsa të tjerë vizitojnë periodikisht gjatë gjithë vitit. Anija ka 165 rezidenca ,nga të cilat 106 apartamente,19 studio- apartamente dhe 40 studio.Të gjitha në pronesi të banorëve të anijes.Përdorimi mesatar është 150-200 banorë dhe të ftuar.Ekuipazhi përbëhet nga 280 persona.
Që nga 28 janari 2017, The World mban rekordin botëror për udhëtimin më jugor të anijes, të arritur nga kapiteni i saj Dag H. Sævik dhe 63 banorët në bord në atë kohë, si dhe anëtarët e ekuipazhit. Anija arriti 78°43•997′J dhe 163°41•421′V në Gjirin e Balenave në Detin Ross të Antarktidës.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...