Manjola Nikollo bën publike pse synon të jetë kryetare e PD, Sarandë

- Advertisement -

Në një postim në FB Manjola Nikollo bën publike pse e synon kreun e PD të Sarandës. “Unë jam pro bashkimit të demokratëve, jam pro idesë se inatet dhe egot personale duhen lënë mënjanë dhe duhet të luftojmë për të hequr sa me parë të keqen e këtij vendi”, shprehet mes të tjerave kandidatja Manjola Nikollo.

-Të dashur miq dhe demokratë të qytetit të Sarandës!
Kam zgjedhur të jem pjesë e një gare për kryetar të Partisë Demokratike Sarandë,për të dhënë kontributin tim në të mirën e qytetit dhe kjo nis duke dhënë kontributin tim në partinë ku unë aderoj.
I drejtohem te gjithë demokratëve të Sarandës,Konispolit,Finiqit,me përulësi dhe shumë besim të më përkrahin në këtë garë,për të sjellë në parti një frymë të re. Frymën që kërkojnë të gjithë demokratët e thjeshtë.
Kërkojë besimin e tyre për t’i dhënë një forcë më shumë zërit të gruas dhe për të qënë përfaqësuesja dinjitoze për:
Të rinjtë ,pasi jam vet e tillë!
Gruas ,pasi jam vet e tillë!
Prindit ,pasi jam vet e tillë!
Intelektualit,pasi jam vet e tillë!
Demokratit në zemër,pasi jam vet e tillë!

Situata që po kalon PD në keto momente nuk është me e mira por UNE jam pro bashkimit të demokratëve, jam pro idesë se inatet dhe egot personale duhen lënë mënjanë dhe duhet të luftojmë për të hequr sa me parë të keqen e këtij vendi.
Ne duhet të hapim partinë,të vlerësojmë demokratët në bazë të kontributit e sistemit të vlerave, të njohim mundin dhe sakrificën e çdo anëtari në këto vite shumë të vështira opozite.
Dhe për këtë, zgjedhja ime në krye te kësaj gare do ti shërbejë vetëm PD dhe interesit të saj.

Ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë në këtë proces dhe të zgjidhni alternativën e duhur për të ardhmen e Partisë Demokratike Sarandë!

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë!
Respekte për cdo demokrat dhe për kontributet e tyre ✌️, përfundon statusi i kandidates Nikollo.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...