Lulzim Basha reagon me urgjencë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar nga Berisha

- Advertisement -

Është zbardhur fjala e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit që po mban pasditen e sotme në Selinë Blu me Kryesinë e PD-së.

Lulzim Basha e quan thirrjen e Kuvendit Kombëtar nga Sali Berisha në datë 11 dhjetor si mitingun e një pakice brenda PD-së kundër SHBA-ve.

Fjala e Bashës

Thirrja e Kuvendit nga Berisha, nevojë për t’i kundërvënë SHBA-ve një pjesë të vogël të PD

E thirra këtë mbledhje për të diskutuar e marrë së bashku një vendim shumë të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike.

Prej dy muajve Sali Berisha ka vijuar një aksion që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, me të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie, me nevojën që kanë demokratët dhe shqiptarët për të parë PD të udhëheqë vendin. Ka vendosur që një problem të tij personal me SHBA tja imponojë Partisë si problem të PD.

Për këtë ka njoftuar në Facebook një miting më datë 11 Dhjetor, që ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA.

E drejtë e tij, ta bëjë, t’ia kundërvendosë, mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por këtë siç kam thënë prej ditës së parë, nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...