Libri, gur në themelin e rritjes mendore e shpirtërore që fëmijë. (Video)

- Advertisement -

Një libër është një sëpatë për të çarë detin e ngrirë brenda nesh. 2 Prilli Dita Botërore e Librit për Fëmijë. Prilli, muaji i librit! Si mund të kalohej në heshtje? A nuk duhet të jemi ne të rriturit motivuesit për të tërhequr fëmijët në botën e mrekullueshme të librit? Një muaj plot aktivitet ka qenë për klasën e tretë A të shkollës “Adem Sheme” me mësuese Mira Shorri. U gërshetuan në aktivitete projekti për bibliotekën, Dita e librit për Fëmijë, e cila daton me lindjen e shkrimtarit të shquar danez: Hans Kristian Andersen, 23 Prilli daton me vdekjen e shkrimtarëve botërorë Servantes dhe Shekspirit. Me fantazinë e tyre kanë përcjellë me vizatim një libër nga i cili lartësohet Statuja e Lirisë, shpërthen bukuria natyrore,bota shpirtërore e personazheve të ndryshëm.Sa shumë emra shkrimarësh shqiptarë rrinë bukur në gojët e Nadias Sa ëmbël tingëllojnë poezitë e Sarës, Revinës, Kevit, Verës, Melinës, Inisit Natalisë, Aleksit dhe Dejvit shoqëruar me gjeste si zogjtë në fluturimin e parë. Ja dhe Ada,Maja,Angjeloja sa lirshëm diskutojnë për vlerat e librit, një pasuri që të pasuron fjalorin, botën shpirtërore, të hap horizontin. Kjo nuk do të mbetet e vetmja festë në raftet e tyre të kujtesës, por do të shërbejë si gur në themelin e rritjes së tyre mendore e shpirtërore, ndoshta për t’u bërë pse jo shkrimtarë të shquar nesër.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...