Lamtumirë Roza Isai. Material i përgatitur nga Zaho Vasili në bashkëpunim me studio “Kodhelaj (Video)

- Advertisement -

 

Nga Zaho Vasili

Këto ditë u nda nga jeta nëna e nderuar Roza Isai, që rriti dhe edukoi breza fëmijësh në kopshtin e qytetit, midis të cilëve dhe vajzën time..Në shenjë nderimi dhe respekti unë po hedh në faqen time ca vargje lamtumire dhe një montazh modest, transmetuar në v. 2017 .

 LAMTUMIRË ROZA ISAI

 Iku një zonjë, një nënë

Dyzet vjet i shërbeu qytetit,

Fëmijëve u qëndroi në këmbë

U nda, po e gjallë mbeti.

 

Tek shëtiste buzë detit

Tash në pleqërinë e thellë,

Iku po e gjallë mbeti

Qe një nënë, njeri me vlerë.

 

Breza rriti, i edukoi

Sa një lagje e qytetit,

Dhe ata kurrë s’e harrojnë

Iku, po e gjallë mbeti.

 

Këta fëmijë kur u rritën

U bënë bij të dëgjuar,

Po tek nëna, sërish mbetën

Rozën nuk e kanë harruar…

 

Ata ishin pesë vjetarë

U rritën dhe u martuan,

Fëmijët e tyre me radhë

Tek nënë Roza prapë i çuan.

 

Fli e qetë nënë e qytetit

Për ti shumë kanë lotuar,

Nëna iku, po pas mbeti

Që të gjithë për ta kujtuar…

 sarandalife.al duke shfrytëzuar arkivin e studio “Kodhelaj” në bashkëpunim me Zaho Vasilin po transmenton një montazh të realizuar në vitin 2017. Edhe një herë sarandalife.al i shpreh familjes ngushëllimet më të sinqerta.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...