•L A J M I M I R Ë•

Parku Kombëtar i Butrintit nënshkruan sot një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me një nga Parqet Arkeologjike më të mëdha Kombëtare në Itali:
“Parco archeologico dei Campi Flegrei” në kuadër të programit të Këshillit të Europës: “Rrugëtimi i Eneas,” një program, i cili bashkon vendet e mesdheut në fushën e arkeologjise, ku ZAK Butrint u anëtaresua vitin e kaluar.
Ky bashkëpunim krijon hapësira dhe mundësi për shkëmbime eksperiencash si, dhe rrit ndjeshëm potencialin tonë për të bërë të mundur ekspozimin dhe njohje më të madhe në fushën e turizmit kulturor.
Saranda dhe Shqipëria ka patur nje rritje të ndjeshme të turistëve Italian, kjo marrëveshje është nje tullë tjetër në bashkepunimin me partnerin tonë strategjik dhe vëllazeror, Italinë.
Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin Ambasadorja e Shqipërisë në Itali Znj. Anila Bitri, dhe Ledia Mirakaj diplomate, Giovanni Cafiero, Presidenti i Asosacionit “Rrugëtimi i Eneas,” dhe Drejtori i “Parco archeologico dei Campi Flegrei,” Fabio Pagani.
Një falenderim për Ministrinë e Kulturës për kujdesin e veçantë ndaj këtij aktiviteti.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...