Ky 54 vjetor erdhi ndryshe për kryetarin Hariz Mema

- Advertisement -

Sot, Juve, kryetar Harizi do t’ju uronim për 54 vjetorin. Por fatkeqësisht jo, sepse ky 54 vjetor erdhi ndryshe për Ty. Dhe sa vështirë qenka të shkruajmë përkujtim për Ty, ashtu siç është e vështirë të pajtohemi më mungesën tënde. Ke qënë përherë i gatshëm sa herë na duhej gjykimi dhe reagimi opozitar për ngjarje apo probleme të ndryshme në qytet. E respektoje median se përmes saj vinte real gjykimi juaj.
Ike, shkove aq shpejt, sa as lamtumirën e fundit nuk na e dhe. Bujaria dhe fisnikëria jote ishte udhërrëfyes për bashkëqytetarët e tu. Dhembja nuk shprehet as me fjalë e as me lot. Është e thellë për gjithësecilin prej atyre që të patën pranë, për demokratët e vërtetë dhe jo vetëm. Kryetari Hariz, vërtetësisht mungon gjykimi juaj për shumë probleme të lindura mes demokratëve të Sarandës. Mungesa jote është zbrazëti që nuk do të plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë. Ike pa e shijuar jetën, duke na lënë përgjithmonë me zemër të thyer.
Mbetesh i paharruar përjetësisht në zemrat tona.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...