Kumbaro njofton zgjatjen e moratoriumit të gjuetisë në pesë vitet e ardhshme

- Advertisement -

Moratoriumi i gjuetisë do të vijojë edhe për pesë vite të tjera. Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro pas mbledhjes së qeverisë, duke vënë në dukje se ka pasur rezultate domethënëse nga ndalimi i gjuetisë në vitet e mëparshme.
“Ka pasur dy ligje më parë për vitin 2014-2016 dhe një tjetër ligj për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në vitet 2016-2021 të cilit i mbaroi afati vitin e kaluar. Konstatojmë të gjitha efektet pozitive të këtyre dy masave të marra në mandatin e parë e të dytë në lidhje me faunën e egër sidomos për shpendët e egër. Në censusin e zhvilluar që nga viti 2016 është konstatuar një rritje e ndjeshme e llojit të shpendëve të egër dhe faunës së egër, si edhe një ndërgjegjësim i popullatës falë një komunikimi të shtuar nga ambientalistët dhe shoqata e ndryshme të faunës dhe mjedisit”, tha ajo.
Mirela Kumbaro tha se në vitin 2016 në censusin e zhvilluar janë konstatuar rreth 60 mijë shpendë të egër në habitatet e ekosistemit shqiptar, ndërsa në vitin 2021 ishin rreth 140 mijë individë të tillë. Ky census bëhet çdo vit në të njëjtën periudhë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
“Nga ana tjetër ka edhe një efekt të rëndësishëm shpallja e këtij moratoriumi, kufizon ndjeshëm shpërndarjen ose kërkesën për t’u pajisur me leje armësh gjahu. Në dy vitet e para janë sekuestruar falë këtij moratoriumi mbi 800 armë gjahu në vitin 2015-2016. Kemi një ndalesë totale të aktivitetit gjuetar edhe nga gjuetarë të huaj, të cilët në kohën që nuk ka qenë ky moratorium vinin në mënyrë të shpeshtë për të gjuajtur, por përdorin dhe mjete të paligjshme për gjueti”, tha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Kumbaro, duke shtuar se në zgjatjen e moratoriumit të gjuetisë prevalon interesi për ruajtjen e faunës, ruajtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Hebrejtë e Delvinës dhe të Sarandës para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.(Video)

27 janari njihet si Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, ku...

Aksion i IKMT në Ksamil, prishjet në vijën bregdetare

IKMT ka nisur sot një aksion për prishjen e...

Ndahet nga jeta Sami Peçi

Sot pas një sëmundje të rëndë u nda para...

Në ditën ndërkombëtare të edukimit: libri miku më i mirë (Video)

Në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit paraditen e së martës...