Kthimi i këngës labe delvinjote, si një gjëmim dimri. Homazh për Viktor Ligaçin (Pupi) Video

- Advertisement -

Në nëntor të vitit 2012, largohet nga jeta para kohe Viktor Ligaçi ( Pupi). sarandalife.al në bashkëpunim me Ajet Dukën, shokun dhe mikun e tij të këngës labe i cili ka krijuar dhe një tekst kënge, që në një moment të dytë do ta këndojnë me grupin “Kaonët”, i kushton një video homazh në kujtim të kontributit të tij në këngën polifonike delvinjote.

Pupi lindi në 06 mars 1955 në qytetin e Girokastrës. U rrit dhe u shkollua në qytetin e Delvinës, në lagjen Mukurs. Dashuria e tij për këngën labe, kishte një prejardhje familjare dhe origjine. Pupi kultivoi një dashuri të pakufishme për këngën e paraardhësve të tij.

Në vitin 1993 bëhet pjesë e grupit “Kaonët”si dhe një nga themeluesit e tij.
Si një kthyes virtuoz, këndoi në çdo skenë të festivaleve dhe mbarë skenave të vëndit, ku pa dyshim, kthimi i tij si një gjëmim dimri, siç thotë edhe kënga kushtuar Pupit,u bë mbështetja e dhjetra çmimeve e vlerësimeve të këtij grupi që sot ruhen me shume fanatizëm në arkivën e tij. Falë punës së bukur të kameramanëve dhe studiove zanore ,Pupi ka lënë botën e tij shpirtërore dhe artistike, dhurat për gjithë Labërinë e më gjërë.

KENGE KUSHTUAR VIKTOR LIGAÇI (PUPI)

Sa ka jetë grupi Kaonë

Je i gjallë në këngën tonë

Zëri që ngjallë emocion

Nuk ka vdekur mes nesh rronë.

Ref

Viktor Ligaç Picarioti

Të mori pranë gjirit zoti

Ktheve këngë për llogaranë

Dhe për gjithë labërin mbarë

Për flamurin në Himarë

O zëri që lë thesarë

Ref

Na rënkon zemra nga dhimbja

Dhe rrëket varen nga syri

Thonë çu bë gjithë Labëria

Ai kthim si gjëmim dimri

Ref

Zërin tënd e kemi pranë

Shpirti në qiell qëndronë

Në mës Laberisë je prap

Sa herë që çdo lab këndon

Ref

Viktor Ligaç delvinjoti

Rron i gjall,s’ka vdekje kurrë

Shpirti tij qëndron tek zoti

 

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...