Ksamil: Demtohet skena e koncerteve të verës

- Advertisement -

Bashkia Sarandë, kryetari Adrian Gurma ka denoncuar një veprim dashakeqës nga persona të papërgjegjshëm. Ky veprim në publikimin e bashkisë është quajtur “ E papranueshme” veprim që i tillë quhet nga çdo person i përgjegjshëm e kulturëdashës

E PAPRANUESHME!🚫⛔️‼️

Gjatë natës ka ndodhur një gjest i shëmtuar në Ksamil, ku është dëmtuar skena e koncerteve të verës.
Bashkia Sarandë organizohet dhe konkretizon pasurimin e ofertës turistike me evente artistike, për Sarandën dhe Ksamilin, ndërsa individë të papërgjegjshëm, kryejnë akte rrugaçërore, për ta privuar Ksamilin, ksamiliotin dhe pushuesin e kësaj vere atje, nga kontakti me artin dhe njerëzit e skenës.
Është shumë dëshpëruese, që ka njerëz të tillë, me qëllime të mbrapshta, të cilët nuk duhet të mbeten anonimë, e pa u ndëshkuar, duke marrë së pari dënimin nga komuniteti qytetar, e pa diskutim edhe nga forca e ligjit!
Pavarësisht pengesave të tilla, ne do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur, për më të mirën e banorëve të Ksamilit e Sarandës, por edhe në shërbim të turistëve të shumtë, të cilët zgjedhin brigjet tona për të pushuar e argëtuar✅, përfundon statusi denoncues i kryebashkiakut Gurma

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...