Kryetari i bashkisë, Adrian Gurma takohet me ambasadorin Durmishi: Kosova vjen në Sarandë, në detin e vet

- Advertisement -

Fryma falenderuese që shqiptarët e Kosovës mbeten në çdo situatë preferues të Sarandës për pushimet e tyre, ishte zotëruese në takimin mes Kryebashkiakut Adrian Gurma dhe ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi. Kreu i Bashkisë Gurma rikonfirmoi se shqiptarët e Kosovës vitalizuan turizmin tonë edhe në kohë të vështira si ato nën pandemi.

Ai u shpreh falenderues që sllogani “Pusho shqip” nisi si apel dhe u bë realitet. “Ne jemi të privilegjuar për këtë realitet, pasi bregdeti shqiptar është i gjerë, por zgjedhja e Sarandës është bërë kur ka edhe alternativa të tjera. Prandaj ne themi se Kosova vjen këtu në detin e vet”, vlerësoi Gurma. Ambasadori Durmishi tha se “Me rolin tonë koordinues, duhet t’i japim më shumë përmbajtje Sarandës edhe në komponentë të tjerë, si: me takime sportesh, poetësh, biznesesh etj”. Ai kërkoi që ambasada e Kosovës në Tiranë të konsiderohet pjesë e këtij partneriteti. Biseda mes kreut të Bashkisë Gurma dhe ambasadorit Durmishi u zhvillua në atmosferë të ngrohtë e vëllazërore, për më të mirën e marrëdhënieve mes Sarandës e komunave të Kosovës në çdo fushë. Bashkia e Sarandës do të jetë së shpejti e pranishme me “Ditën e Sarandës” në Prishtinë dhe me një tur vizitash në komunat e binjakëzuara, si: Gjakova e Suhareka.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...