Kryebashkiaku Gurma takon në shkollë në Tiranë djalin nga Saranda: Suksese Brajan. Je shembull për këdo

- Advertisement -

Sukseset për 16 vjecarin, djalin nga Saranda, Brajan Beshiku, nuk mbarojnë. Edhe në provimin e 2 marsit 2022 të organizuar nga Campus Francez Brajan Beshiku ka marrë 100 pikë nga 100 të mundshme ku sipas konkluzioneve thuhet se:16 vjecari Brajan Beshiku ka kaluar provimin përfundimtar në fazën e specializimit.

Për t’u theksuar është se vetëm 16 vjec Brajan Beshiku ka një kalueshmëri perfekte 100 për qind në të gjitha provimet që ka kaluar kështu ai bëhet i pari në Shqipëri dhe në botë që ka fituar të 7-a provimet me kalueshmëri maksimale 100 për qind. Kështu Brajan është fitues i bursës për ta kryer arsimin e lartë në Francë me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga shteti francez. Sot ka shkuar në shkollën “Myslim Keta” në Tiranë, ku ai studjon për të qenë më afër për praktikat e tij, kryetari i bashkisë Adrian Gurma dhe ka takuar nga afër Brajanin dhe mësuesit e tij.

-Në shkollën “Myslym Keta”në Tiranë, takova nga afër dhe diskutova për mbështetje,me Brajan Beshikun, djalin nga Saranda që studion në këtë shkollë dhe me mësueset e tij☺️
Brajani, djali i madh i një familje të thjeshtë sarandiote,na bëri të gjithëve krenarë me arritjet e tij,në provimin e CAMPUS FRANCE🇫🇷, ku merr maksimumin e pikëve në çdo provim edhe pse vetëm 16 vjeç, duke qenë kështu i pari rast në Shqipëri dhe në botë,që fiton të 7-ta provimet me kalueshmëri 100% dhe duke siguruar bursë të plotë nga shteti francez, për arsimim të lartë në Francë.Suksese Brajan
Je shembull për këdo
Jemi me ty Bonne route🇫🇷, shprehet kryebashkiaku Gurma në postimin e tij.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...