Kryebashkiaku Gurma në shkollën “9 Tetori” me dy nxënës ukrainas: Pranë dhe solidarë në çdo moment

- Advertisement -

Oleksandra dhe Mykhailo Kravchenko janë dy fëmijë, të sapo mbërritur nga Ukraina🇺🇦 në Sarandë.
Ata filluan mësimin në shkollën “9 Tetori”, datë që mbart simbolikën e çlirimit të qytetit tonë, me shpresën e mirë, se së shpejti do të kthehen në atdheun e tyre të çliruar.Gjetën mikëpritjen, ngrohtësinë dhe solidaritetin e bashkëmoshatarëve të tyre, mësueseve, stafit drejtues të shkollës, si dhe mësueseve të gjuhës ruse, të cilët edhe pse në pension, u vetëofruan me asistencë për fëmijët.

Isha sot aty,me punonjësit e Drejtorisë së Kujdesit Social dhe të Drejtorisë Ekonomike Arsimore të Bashkisë, për t’i asistuar, me mjetet e nevojshme didaktike  dhe me një kontribut modest financiar, në këto momente të vështira dhe duke i siguruar ata, prindrit dhe të afërmit e tyre, që do të jemi pranë dhe solidarë në çdo moment
#solidaritet🇦🇱🇺🇦
#paqejoluftë”, shkruan në faqen e tij kryetari i bashkisë, Adrian Gurma.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...