Kryebashkiaku Gurma në panelin e kongresit, dedikuar energjisë, mjedisit dhe transportit

- Advertisement -

Përveçse i pranishëm në punimet e Kongresit të 9 prillit të PS, Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma ishte pjesëmarrës aktiv në panelin dedikuar energjisë, mjedisit dhe transportit. Në këtë panel, që pati për moderatore Ministret Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro, Kreu i Bashkisë Gurma, u fokusua në përcjelljen e përvojës së fituar gjatë punës gati njëvjeçare, të bërë në kuadër të projektit të riciklimit. Ai tha se Bashkia e Sarandës ndjehet e privilegjuar nga përfshirja në këtë program të qeverisë gjermane, nëpërmjet projektit të GIZ, që ka filluar në 17 qershor dhe është në vijim. Ai tregoi se si projekti “Menaxhimi i Modernizuar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese”, i financuar nga GIZ Albania, ka mundësuar grumbullimin e Mbetjeve të Riciklueshme në qytet sipas modelit derë më derë dhe ndarjen në burim në pjesën më të madhe të marketeve më të mëdha për mbetjet e kartonit dhe në rreth 15 bar-restorante përgjatë shëtitores së qytetit dhe dërgimin e tyre në Qendrën e Grumbullimit në Vollider. Për vitin e parë (2021) në qendër u grumbullua një sasi prej rreth 20 tonë karton i valëzuar dhe rreth 1-2 ton plastikë (PET), ku kartoni u shit totalisht në kompaninë e riciklimit. Për vitin 2022, Gurma tha se Bashkia do t’ia kalojë grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme kompanisë së pastrimit të qytetit dhe menaxhimin e qendrës në Volloder do ta kryejë vetë. Për vitin 2022 u tha se propozohet të futën në skemë edhe të gjitha institucionet arsimore të Bashkisë së Sarandës” bëhet publike në faqen e bashkisë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...