Kryebashkiaku Gurma: Guiduesit partnerë në rrugëtimin tonë drejt një turizmi të suksesshëm (Video)

- Advertisement -

Në kuadër të 27 shtatorit, Ditës Botërore të Turizmit, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, organizoi një takim të konceptuar si miniguidë, me emrat më të njohur të udhërrëfyesve të brezit të turizmit të Sarandës.Takimi nisi nga Bashkia, për t’u ndalur në disa prej aseteve turistike të qytetit të Sarandës.
Në Bazilikën-Sinagogë, në bunkerin simbol të kohës së izolimit, tek Muzeu i Traditës, për të përfunduar te Galeria. Në vlerësim të kontributit të guiduesve më të hershëm, Kryebashkiaku Gurma i nderoi secilin prej tyre me Çertifikatë Mirënjohjeje. Gjatë shpërndarjes së çertifikatave udhërrëfyesit folën për vështirësitë e fillimit dhe sfidat e kapërcimit të tyre, drejt profesionalizmit dhe kompetencës.

Në fund të takimit kryebashkiaku Gurma dha këtë intervistë për sarandalife.al

-Sezoni turistik ende nuk ka përfunduar. Kemi pasur një sezon mjaft të sukseshëm turistik për vitin 2022. Jemi afër numrave dhe pritshmërive që kemi pasur në fillim të sezonit. Jemi afër afrimit të vitit 2019 i cili ka qenë dhe viti më i mirë. Kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në suksesin e këtij sezoni patjetër aktorët dhe faktorët që ofrojnë turizëm në territorin tonë duke filluar që nga bizneset, turoperstorët, strukturat e pushtetit lokal, strukturat e ruajtjes së territorit dhe kontrollit të tij por një rol i jashtëzakonshëm dhe i paimagjinueshëm është pikërisht roli i guidave në të gjitha sitet dhe në të gjitha pikat turistike të qytetit tonë. Eshtë shumë e rëndësishme që kontributi i tyre ndër vite sot të merret në konsideratë dhe të vlerësohet. Ashtu siç edhe ju e thatë ata janë ambasadorët më të mirë të turizmit, janë udhërrëfyes por janë edhe sonduesit më të mirë të situatës në terren. Ne i kemi pasur, i kemi dhe do t’i kemi bashkëpunëtorë dhe partnerë në rrugëtimin tonë drejt një turizmi të suksesshëm dhe patjetër që vlerësimi për ta është maksimal. Edhtë vlerësim simbolik por që do të thotë shumë, do të thotë shumë për qasjen dhe vështrimin që bashkia e Sarandës ka për turizmin. Pa vlerësimin dhe kontributin e të gjithë aktorëve që ofrojnë turizëm në territorin tonë nuk mund të kemi një sezon të sigurt dhe të sukseshëm.
Pyetje: Dhe diçka tjetër zoti kryetar, jemi në fund të shtatorit dhe ende turistë ka. Kjo premton shtyrje të sezonit turistik?
– Unë e thashë në krye të herës. Sezoni turistik është në vazhdim. Ne nuk do të flasim për limite. Gjithë sfida jonë ka qënë që sezoni turistik të jetë sa më i zgjatur por jo vetëm i zgjatur në kohë por dhe i përmirësuar në cilësi. Ju vetë keni qënë dëshmitarë të shumë aktiviteteve që bashkia e Sarandës ka realizuar dhe organizuar përgjatë gjithë sezonit turistik. Përgjatë pikut të tij. Por këto aktivitete nuk do të rreshtin këtu do të vazhdojnë edhe në muajt e tjerë në mënyrë që Saranda edhe për shkak të kushteve të favorshme meteorologjike dhe atmosferike që ka ofron turizëm dhe sezon jo vetëm në muajt e pikut po pse jo gjatë pjesës më të madhe të vitit.

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...