Kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi uron për Vitin e Ri shkollor

- Advertisement -

– Të dashur nxënës, të nderuar mësues e prindër,
Në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor 2022-2023, ju përcjell urimet më të mira e më të përzemërta, për sa më shumë mbarësi, arritje e sukses në rrugëtimin e bukur të dijes!
Ju vogëlushë që uleni për herë të parë në bankat e shkolles, ju nxënës që ngjiteni një klasë më lart, ju maturantë që do të përfundoni arsimin parauniversitar, çmoni si shumë të rëndësishme gjithçka që ju lidh me shkollën, pasi shkolla është mjedisi ku farkëtohen ëndrrat tuaja, është mjedisi që ju jep mundësi të merrni dije e njohuri të gjithanshme të cilat do t’ju shoqërojnë përgjatë sfidave të jetës.
Mbani mend kurdoherë se dija është fuqi!
Të fuqizuar me dije do të jeni vërtet të denjë për familjen tuaj dhe shoqërinë!
Të dashur mësues e ishkolegë të mi, e sigurt në profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj uroj të keni një vit mësimor të frytshëm duke kultivuar te nxënësit tuaj dije e qytetari!
Uroj për ju një bashkëpunim sa më të mirë me prindërit e nxënësve si partnerët tuaj kryesorë, bashkëpunim që lehtëson dhe siguron gjithmonë sukses!
Qoftë për të gjithë një vit sa më i mbarë shkollor e dalshi kurdoherë faqebardhë!, përfundon urimi i Kryetares Majlinda Qilimi

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...