- Advertisement -
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit P. Z., 18 vjeç, K. V., 19 vjeç dhe E. D., 16 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.