Konfirmohen rastet e para, varianti Ba2 i Omicron edhe në Shqipëri

- Advertisement -

Nënvarianti Ba2 i Omicron konfirmohet edhe në Shqipëri. Në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur përgjigjet e analizave nga laboratori i Berlinit, i cili ka identifikuar rastet e para me këtë mutacion edhe në vendin tonë.
Burime të sigurta bëjnë të ditur se mes shumë mostrave të dyshuara dhe të dërguara në Gjermani, disa raste kanë rezultuar pozitiv me Ba2 dhe pjesa tjetër më Omicron.
Në fakt, prej javësh specialistët kishin dyshime për qarkullimin e një varianti tjetër të koronavirusit, edhe më të transmetueshëm se Omicron, pasi ditët e fundit infektimet filluan sërish rritjen. Ende nuk dihet se si po kalohet ky variant nga personat që kanë rezultuar pozitiv me Ba2, por ekspertët janë të bindur se vaksinimi me 2 dhe 3 doza ndihmon për ta kaluar më lehtë sëmundjen.
Me zbehjen e valës Omicron, interesi për vaksinënë anti-covid ra ndjeshëm, ndërsa të rinjtë vijojnë të jenë kategoria më refuzuese. Por ndryshe nga Omicron, nënvarinati i tij Ba2 është shumë më ngjitës dhe përhapet më shpejt. Thuajse e gjithë Europa ka rritje të rasteve nga ky mutacion, i cili ka shenja të ngjashme me Omicronin, por sipas specialistëve kalohet rëndë nga të pavaksinuarit.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...