Konçesione “të kopsitura” në bare, restorante dhe hotele! Ku fshihet “sekreti” i trashëgimisë kulturore të Butrinit?

- Advertisement -

Pas publikimit të “Marrëveshjes Për Administrimin E Nënzonave Të Trashëgimisë Kulturore Dhe Peizazhit Kulturor Pjesë E Parkut Kombëtar Të Butrintit” “sekrete”, një konstatim ky i botuar në Gazetën Shqiptare janë vënë re disa elemente në të ashtuquajturin ‘Plan Biznesi’ në dokument.
Në marrëveshje thuhet se Ministrja e Kulturës (Elva Margariti), i jep të drejtën fondacionit gjatë Afatit të Marrëveshjes të drejta ekskluzive të Administrimit të Pasurisë Kulturore.
Por ajo që ra ‘nën lupën’ e Gazetës Shqiptare nuk është thjesht shndërrimi i termit koncesionit në “donator” por vetë fjala ‘BIZNES’. Fjala ‘biznes’ përmendet ekzaktësisht 258 herë në dokument.
Po çfarë thuhet në planet e biznesit?

Në dokument thuhet se:

Mund të parashikohen edhe shumë rezultate të tjera të pamatshme që mund të jenë njësoj të vlefshme, si: mirëqenia e ZonësA3 dhe Parkut Kombëtar përreth tij nëpërmjet largimit të mbetjeve plastike dhe të tjera, punësimit të banorëve vendas si udhërrëfyes, varkëtarë dhe zejtarë, dhe rritjes së të ardhurave të banorëve vendas nëpërmjet ngritjes së hoteleve, restoranteve, bareve dhe strukturave të ngjashme. Disa nga këto rezultate mund të rezultojnë mjaft të rëndësishme si për njerëzit e përfshirë edhe për mirëqenien afatgjatë të Zonës Arkeologjike në tërësi.
Pyetjet që lindin janë të thjeshta, ku qëndron lidhja e bareve dhe restoranteve që MUND TË PARASHIKOHEN të ndërtohen në Parkun e Butrinit me vlerat kulturore të këtij siti? Përse ka një domosdoshmëri për krijimin e subjekteve private që shkojnë në xhepat e individëve që shfrytëzojnë sitin?

Si parashikohet një ndërhyrje me ndërtime private në një pasuri kombëtare dhe trashëgimi botërore, të cilat jo vetëm që nuk sjellin përfitime por nuk kanë lidhje me arkeologjinë, gërmimet apo zbulimet e reja?

Butrini dhe problematika e shpeshtë me koncesionet:
Në përgjigje të një interviste të Zërit të Amerikës në vitin2020, Ministria e Kulturës tha se “Fondacioni” i ri do të krijohet përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi me një partner strategjik, për të cilin ajo nuk dha shumë hollësi, por shtoi se “organizimi dhe funksionimi i “Fondacionit” do t’i nënshtrohen legjislacionit për organizatat jofitimprurëse”. Marrëveshja mes Ministrisë së Kulturës dhe fondacionit të ri duhet të miratohet në parlament.

Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, një organizatë që ka rreth 10 vjet e përfshirë në projekte për Butrintin, dhe së fundmi financuese e studimit, e pyetur nga Zëri i Amerikës nëse është e interesuar të jetë partneri strategjik, ndonëse nuk u përgjigj drejtpërdrejt, la të kuptohet se është e interesuar. “Duke konsideruar rëndësinë e Butrintit si një Sit i Trashëgimisë Botërore dhe faktin se administrimi indirekt i trashëgimisë kulturore është një risi në kontekstin shqiptar, nuk do të ishte e kujdesshme që qeveria të mos përfshinte një donator të besueshëm dhe të gatshëm në fillim të procesit të ri. Për këtë, AADF ka angazhuar deri tani mbi 7 milion USD për projektin e Butrintit”, shprehet AADF.
Më tej, ajo shpjegon se: “fondet e dedikuara dhe të gjitha të ardhurat e tjera të krijuara do përdoren vetëm për pasurinë kulturore dhe Parkun Kombëtar të Butrintit. Themeluesve nuk u lejohet asnjë përfitim financiar dhe material nga të ardhurat dhe fitimet e fondacionit, apo kthim të investimit të tyre”.

Si e hodhi poshtë pretendimin e opozitës dhe presionin e mediave ministrja e Kulturës?

“Nuk ka asnjë lloj sekreti”, kështu e hodhi poshtë Margariti pretendimin e opozitës sa i përket koncesionit të Parkut të Butrinit. Në fakt ,’sekret’ po mbahet lidhja e subjekteve private të tipit bare, restorante e hotele me vlerat e pasurisë natyrore dhe trashëgimisë botërore.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...