Kelvin Kosta nga Saranda shpallet Kampion i Ballkanit në shah për 16-vjeçarët

- Advertisement -

Nga 1 deri në 5 tetor të këtij viti në Cetinjë të Malit të Zi u zhvillua Kampionati Ballkanik i Shahut për U – 8 deri në U – 16. Në këtë event shahistik shumë i rëndësishëm për moshat e reja, në përbërje të ekipit kombëtar, morën pjesë dhe dy shahistë të talentuar të ekipit “Butrinti”, Kelvin Kosta dhe Eklea Omeri. Në takimet standart që u zhvilluan, përfaqësuesi i Shqipërisë, sarandioti Kelvin Kosta zhvilloi 9 raunde në të cilat barazoi 3 dhe fitoi 9 duke u shpallur Kampion i Ballkaniadës pë moshën 16 vjeç me  7.5 pikë. Ishte kënaqësi një djalë nga Saranda, pjestar i ekipt “Butrinti” të shahut të valvitë kështu flamurin shqiptar në Cetinjë të Malit të Zi. Kelvini shënon  një fitore tjetër dinjitoze në rrugën e bukur e të vështirë të kampionit, duke qënë një shëmbull i shkëlqyer për bashkëmoshatarët e tij. Një meritë të padiskutushme ka dhe trajneri i tyre, shahisti i talentuar dhe i përkushtuar, Lime Mihasi. sarandalife.al i uron Kampionit Kelvin Kosta suksese dhe të synojë të dalë edhe në shumë raste të tjera kampion.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...