Kapja e 35 kg marijuanë në Konispol, Prokuroria zbulon të dhëna në telefonin e autorit

- Advertisement -

“Eshtë bërë kqyrja e telefonit tip “Samsung” celular që i përket shtetasit Lutfi Faslliu në dt.07.10.2021, nga ku kanë rezultuar të dhëna me interes për hetimin, konkretisht mesazhe të dërguara në rrejtet e komunikimit në aplikacionet WhatsApp dhe Messenger drejt disa numrave të ndryshëm shqiptarë ose grekë, ku në përmbjatje të bisedave evidentohet qartë fakti i transportimit të lëndës narkotike drejt shtetit grek. Në vijim, është disponuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik në lidhje me telefonin e sekestruar të këtij shtetasi, me qëllim zbulimin e më shumë të dhënave të cilat eventualisht mund të jenë fshirë nga i dyshuari”.

Kështu shprehet Prokuroria e Sarandës lidhur me hetimet për sasinë prej 35 kg marijuanë të sekuestruar në 6 tetor në një banesë në Konispol, ku u arrestuan çifti Lutfi e Shano Faslliu (Demçe), për të cilët Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ata fillimisht u kapën nga Policia në vendin e quajtur “Ura e Cukes” duke transportuar dy klandestinë egjyptiane, por më pas gjatë kontrollit të kryer në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 1 Kallashnikov dhe 35 kg marijuanë.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...