Kalamata/ 10 vjet burg për shqiptarin që lidhi dhe i vuri flakën gruas së tij me benzinë

- Advertisement -

Gjykata e Apelit me Juri të Përzier të Kalamatës i uli dënimin në shkallë të parë një 47-vjeçari shqiptar, i cili saktësisht dy vjet më parë lidhi gruan e tij 41-vjeçare, e leu me 5 litra benzinë dhe i vuri flakën, ku viktima i shpëtoi vdekjes për mrekulli.
Përshkrimet e gruas dje në gjykatë për atë që ka përjetuar më 11 dhjetor 2019 në një pallat në rrugën Akrita në Kalamata kanë qenë rrëqethëse dhe ajo ka vazhduar të qajë edhe kur prokurorja në propozimin e saj ka përshkruar mënyrën e veprimit të të akuzuarit.
Gjykata, duke dhënë një mesazh të fortë për shoqërinë, për dhunën dhe vrasjet e grave të regjistruara vitin e fundit në Greqi, nuk njohu asnjë zbutje të akuzuarit (ish) bashkëshorti dhe e shpalli fajtor për vrasje të mbetur në tentativë në një gjendje të qetë mendore, duke i shqiptuar dënimin me 10 vite burg, aq sa shkalla e parë, dhe kthimin e tij në burg. Gruaja tha se ishin martuar në vitin 1999. Burri i saj ishte i dhunshëm dhe vazhdimisht dyshonte se kishte marrëdhënie jashtëmartesore. Ata kanë dy fëmijë dhe ai e godiste shpesh para syve të tyre. Gruaja tregoi se atë natë ishte kthyer në shtëpi me djalin e tyre 14-vjeçar dhe kur mori vesh se do të kishte sërish telashe me të shoqin, e dërgoi në shëtitje, pasi djali i madh tashmë mungonte. Ai nisi sërish debatin me akuzat për lidhje jashtëmartesore të gruas dhe kur ajo e ka mohuar, ka marrë një litar që kishte në xhep, e ka lidhur në qafë, e ka tërhequr në shtrat dhe e ka lidhur. Më pas ka marrë nga ballkoni një bidon me 5 litra benzinë që kishte fshehur, e ka lyer dhe i ka vënë flakën me çakmak. Gruaja me një zë të dridhur përshkroi në gjykatë se më pas doli në ballkon dhe e pa duke u djegur, duke mos bërë asgjë. Ajo u përpoq të shuante zjarrin duke u rrotulluar në shtrat. Më pas ka tentuar të bëjë të njëjtën gjë në divan me batanije, ndërsa kur ka arritur ta fikë zjarrin ka marrë guximin të zbresë nga kati i 5-të i pallatit për të shpëtuar. Aty ka parë zjarrfikësin që kishte mbërritur, ndërsa më pas ka ardhur një ambulancë dhe e ka marrë dhe ajo është kthjelluari në spitalin Thriasio, ku u trajtua e shtruar nën kujdesin e mjekëve për dy muaj e gjysmë.
“Unë isha djegur gjithandej. “Nuk e dija nëse kisha fytyrë, nuk e dija çfarë po ndodhte”, tha ajo dhe përsëriti se 47-vjeçari nuk mori asnjë masë për ta ndihmuar.
Ajo theksoi se edhe tani, pas dy vitesh, ka shumë dhimbje, disa operacione përpara dhe se edhe rrobat që i qëndrojnë janë të padurueshme.
Ai ishte xheloz për të… Në kërkim të faljes, 47-vjeçari tha se ishte xheloz për gruan e tij dhe se atë natë djali i tij i madh, kur e mori nga shkolla e mesme e mbrëmjes, i tha se vëllai i tij i vogël gjeti një foto në celularin e nënës së tij, ku është përqafuar me një të panjohur. Kur ai e pyeti, ajo e mohoi dhe tha: “Tani do të vdesim bashkë”.
Ai pretendoi se benzinën e kishte marrë për motorin e tij dhe jo sepse e kishte paramenduar aktin e tij, ndërsa kur e pa duke e djegur e kuptoi se çfarë bëri dhe u përpoq ta shuante, kështu që mori djegie në duar dhe në bark dhe u shtrua në spital për 15 ditë. Ai ka thënë se është penduar që në momentin e parë dhe ka kërkuar falje.
Në fjalën e saj, prokurorja e cilësoi të akuzuarin si të ftohtë dhe metodik, duke thënë se të gjithë aktin e tij e kishte planifikuar në gjendje të qetë.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...