Jorgo Goro:” Duhet bashkëpunim për pastrimin, Himara nuk është vetëm Dhërmiu apo Palasa”

- Advertisement -

Bashkia Himarë ka filluar gjithashtu aksionin e pastrimit si pjesë e nismës “Për një Shqipëri të pastër”.

“Rruga Nacionale Himarë-Sarandë. Nëse njihni dikë që ka ndërruar këto ditë mobiljet e shtëpisë. Apo që ka pirë një kuti me birra… Ju lutem na ndihmoni me kontaktin që ta gjejmë! Kjo sepse i ka lënë në mes të vendit dhe punonjësit e Bashkia Himarë mund t’ju sjellin sërish tek shtëpia. Për herës tjetër gjithmonë pasi me aksionet intensive të këtyre ditëve, i kemi depozituar aty ku duhet.

Rastet e hedhjes së mbeturinave pa kriter në Bashkinë Himarë, më saktë në një Bashki ndoshta për “guiness” për sa i përket gjatësisë bregdetare, relievit, shpërndarjes dhe mundësive të pakta si një Bashki jo “e madhe”, janë të shumta. Nga inertet deri tek sendet e shtëpive, njerëz të ndryshëm, subjekte tregtare deri tek kalimtarët apo turistët sezonal, janë problematika që nuk marrin zgjidhje vetëm me aksione.

Duhet ndërgjegjësim, duhet bashkëpunim. E përsëris, dhe më duhet ta ripërsëris: Himara fillon në Qafën e Llogarasë dhe përfundon në hyrje të Sarandës. Fillon në Bashkinë Selenicë dhe përfundon kufi me Bashkinë Tepelenë në Lumin e Vlorës. Mundohuni të na ndihmoni së paku duke na mirëkuptuar që Himara nuk eshtë vetëm Dhërmiu apo Palasa.” shprehet Jorgo Goro pas këtij aksioni.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...