Jo ushtarë të NATO-s në Ukrahinë

- Advertisement -

Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka urdhëruar dislokimin e 7,000 anëtarëve të forcave ushtarake amerikane në Evropë. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i Mbrojtjes amerikane, fill pas konferencës për shtyp të presidentit Joe Biden.Biden deklaroi se ai do të autorizonte “dislokimin e forcave tokësore dhe ajrore të stacionuara tashmë në Evropë”, respektivisht në Estoni, Letoni, Lituani, Poloni dhe Rumani. Ai tha gjithashtu se do të autorizonte “aftësi shtesë të forcave të SHBA-ve” të dërgoheshin në Gjermani si pjesë e përgjigjes së NATO-s, duke përfshirë disa forca që ishin vendosur në gatishmëri disa javë më parë.

“Kjo njësi do të përbëhet nga një ekip luftarak i brigadës së blinduar me aftësi dhe mundësi shoqëruese. Ata do të vendosen në Gjermani për të siguruar aleatët e NATO-s, për të penguar agresionin rus dhe për të qenë të përgatitur për të mbështetur një sërë kërkesash në rajon. Presim që ata të largohen në ditët në vijim”, tha zyrtari i Pentagonit.

Biden në mënyrë të përsëritur deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se forcat amerikane “nuk janë dhe nuk do të përfshihen në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës”.

“Forcat tona nuk do të shkojnë në Evropë për të luftuar në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s dhe për të siguruar ata aleatë në Lindje”, shtoi ai.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...