Jepnin certifikata pronësie në bregdetet e Sarandës dhe Ksamilit, arrestohen 4 zyrtarë, shpallet në kërkim ish-drejtoresha e Kadastrës (Video)

- Advertisement -

Policia e Sarandës ka dalë me njoftim zyrtar për të arrestuarit në Kadastrën e Sarandës.

Policia thotë, se hetimi mbi këtë rast është regjistruar në vitin 2021, nga Drejtoria Antikorrupsion pranë Ministrisë së Drejtësisë. Dyshohet se 4 zyrtarët e arrestuar, A.Dh.34-vjeç, V. L 37-vjeç, S. B.32 vjeç dhe E. Y.37 vjeç, kanë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.
Po ashtu, është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e tyre, shtetasja K. S., me detyrë ish-drejtoreshë AKSH Sarandë. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “HESHTJA 2”.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 4 shtetasve. Shpallet në kërkim bashkëpunëtorja e tyre.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Hetimi i këtij rasti është bërë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vitin 2021, dhe në bazë të kallëzimit penal të ardhur nga Drejtoria e Antikorrupsionit pranë Ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2022.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA 2”. Si rezultat i këtij operacioni, është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje, në Sarandë dhe Ksamil, si dhe janë ekzekutuar masat e sigurisë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj 4 shtetasve:

A. Dh., 34 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish-drejtor i ASHK Sarandë;

V. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, pranë ASHK Sarandë;

S. B., 32 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë;

E. Y., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasja K. S., 34 vjeçe, lindur në Sarandë dhe banuese në Bolonja, Itali, me detyrë ish-drejtoreshë e ASHK Sarandë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Saradës dhe të Ksamilit.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...