In memoriam Në kujtim të regjisorit Thoma Milaj. Nga Thoma Nika (Video)

- Advertisement -

Ikona e artit skenik të Sarandës, regjisori Thoma Milaj, është ndarë nga jeta në një klinikë mjeksore të shtetit fqinjë, Greqisë. Kjo ka ndodhur një ditë maji të vitit 2011. Për 35 vite radhazi Thoma Milaj ishte regjisori që i dha emër, profil dhe profesionalizëm estradës profesioniste të Sarandës dhe e ktheu skenën e kinoteatrit “Butrinti” në shkollë të artit më komunikues me publikun.
Thoma Milaj u lind në qytetin e Gjirokastrës, ku mbaroi edhe shkollën e mesme. Studimet e larta për aktor i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, të cilat i përfundoi në vitin 1964, vit kur u emërua në estradën e sapongritur profesioniste të Sarandës.
Ai i dha kësaj trupe emër, famë dhe profesionalizëm, duke e bër ndër më të mirat e më të ndjekurat në shkallë vendi. Regjisori Thoma Milaj i dha esstradës së Sarandës një profil të veçantë, duke vënë në skenë skeçin e muzikuar dhe komedi muzikore, tri prej të cilave “Flokë dëbore në prill”, “Alarm në postkomandë” dhe “Ra Sokrati në kanal”, u bënë nga më të famshmet, nga qindra premierat e shfaqura me sukses nga trupa e estradës profesioniste të Sarandës. Thoma Milaj ishte regjisor shumë i kërkuar edhe nga trupa të Tiranës, Fierit, Gjirokastrës etj., ku gjithashtu ka vënë në skenë shfaqje të këndshme.
Pas vitit 1990 Thoma Milaj jetonte familjarisht në ishullin e Korfuzit, por ai kthehej shpesh në dashurinë e tij të madhe, që ishte Saranda dhe arti e artistët e saj.
Ai u nda nga jeta në moshën 77 vjecare, pas një ataku në zemër.
Thoma Milaj ishte “Qytetar Nderi” i Sarandës, prej vitit 2005.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...