I lehtë dheu për Ty, mësues Serjani!

- Advertisement -

Një tjetër mësues nga armata e mësuesve të Sarandës është larguar sot nga jeta. Në moshën 77 vjecare pushoi së rrahuri zemra e mësuesit të disa brezave, Serjan Balili. Serjan Balili, i diplomuar në degën kimi-biologji për vite me radhë mësoi dhe edukoi nxënësit e shkollës së mesme “Hasan Tahsini”. Por jo vetëm mësues Serjani gjatë karierës së tij në arsim u bë edhe drejtor shkolle e mandej edhe drejtues i arsimit në rrethin e Sarandës. Biografia e Serjan Balilit në arsim ka qenë e pozicionuar në shumë shkolla e fshatra të vendit. Lindi në vitin 1945 në Kuç të Vlorës. Aty mbaroi shkollën fillore dhe atë 7-vjeçare, për të vazhduar mandej shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e Beratit. Në 1971 mbaroi studimet e larta në UT dega biokimi, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërkohë që në 1974 përfundoi kursin pasuniversitar pedagogji-psikologji. Në vitet 1963- 1965 Serjani punoi mësues në shkollën 8- vjeçare në Izvor të Tepelenës dhe një vit drejtor po në këtë shkollë. Kurse në 1967 Serjani u emërua drejtor shkolle në Kalivaç të Tepelenës. Në vitet 1972 1974 punoi drejtor në shkollën 8- vjeçare Krane, më pas zëvëndës drejtor në shkollën 8- vjeçare “Adem Sheme”, mësues në gjimnazin ” Hasan Tahsini”, drejtor në shkollën e mesme të ndërtimit Sarandë, inspektor në Seksionin e Arsimit pranë Komitetit Ekzekutiv të Rrethit në vitet 1989-1992, për t’u bërë në vitet 1992-1999 drejtor në shkollën ” Adem Sheme”, mandej nga 1999-2005 u emërua drejtor i Drejtorisë Arsimore të Rrethit Sarandë. Më pas Serjani punoi si psikolog në shkollat e mesme të qytetit. Kudo ku ka punuar është treguar i ndërgjegjshëm, duke dhënë një kontributet modest në edukimin e brezit të ri. Ka botuar artikuj e tema në organet e shtypit dhe atë periodik pedagogjik.Është vlerësuar me distiktivin ” Mësues i Dalluar” në vitin 1966 dhe dekoruar me Urdhërin ” Naim Frashëri” nga Presidiumi i Kuvëndit Popullor”. Sarandalife i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Balili për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë. U prehsh në paqe mësues Serjani!

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...