I kërkoi 4 mijë euro për hipotekën e hotelit, ndalohet punonjësi i Kadastrës në Sarandë(Video)

- Advertisement -

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të denoncimit të një rasti korruptiv në ASHK Sarandë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit Laert Pasha, 41 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Rasti u denoncua nga emision investigativ, ku një pronari hoteli në Sarandë tha se i kishin premtuar legalizimin përmes korrupsionit. Pas 3 vitesh, denoncuesi kishte mbajtur kontakte me Laert Pashën, ish-Drejtorin e Legalizimit që tani në Kadastër punon si specialist, këtë here i kërkon 4000 Euro për nxjerrjen e hipotekës së hotelit.
Përgjimi i publikuar në emisionin “Stop”:
Qytetari: Vëlla, ça bëre ti?
Laert Pasha: Çkemi?

Qytetari: Mirë, mo mirë!
Laert Pasha: Po ç’bëhet noi gjë?
Qytetari: Hiç rehat fola çikë me Sajmirin. (Sajmir Braho – Hartograf) Dje ai tha, që medemek unë prura dhe kam prurë dokumentat. I kam në makinë. Tha, që del nji problem atje nga mbrapa, që del dikush tjetër pronar te toka, më tha, që…
Laert Pasha: Ah, bravo!

Qytetari: Jo! Nji sekondë. Toka, që u ble shpia, iku ajo, mbaroi, domethënë bëra pagesën.

Laert Pasha: Po!
Laert Pasha: Ah, bravo!

Qytetari: Jo! Nji sekondë. Toka, që u ble shpia, iku ajo, mbaroi, domethënë bëra pagesën.

Laert Pasha: Po!
Qytetari: Dolën çertifikatat e shpisë, e çertifikatat e shpisë. Ashtu tha. Ç’punë ka ai? Ai i ka me 7501-shin. Ç’punë ka atje ai? S’ka lidhje fare njëra me tjetrën. Nuk ka lidhje fare njëra me tjetrën.
Laert Pasha: Ia sqarove ktë? Ia the?

Qytetari: Po! Ia sqarova, po më ka marrë dhe dokumentin edhe atë të shit-blerjes, edhe atë çertifikatën unë e dorëzova. Më kupton?
Laert Pasha: Edhe ça të tha?

Qytetari: Do shikojmë nga e premtja,- tha.
Laert Pasha: Do të shikoj nesër, domethënë. Edhe nesër domethënë, do ta shikojmë,- të tha?
Qytetari: Do ta shikojmë tënden,- tha ai,- nuk e di, unë e di, se ka mbaruar ajo. E di, se ka mbaruar.

Laert Pasha: Epo prandaj, se kshu më tha dhe mua. Tani sot, dje më fal, që aty ngela dhe unë kshu, se foli me shefen dhe s’kisha ça thosha, se ishin bashkë të dy ata, ka mbivendosje. Ç’është kjo mbivendsje,- thashë. Eh, ka dalë aty,- më tha. Më tha në fillim i kam te shefja. Ore, në rregull! I ke çuar te shefja,-i thashë unë. Pse nuk e protokollon? Edhe atje ngeca unë pastaj. I thashë unë,- prit çikë tani, se s’ka një firmë, e hajde, vazhdo, mbaroi filmi. Kur tani sot, e nxorri kokën, prandaj dhe unë s’doja të nxitoja.
Qytetari: Unë isha me atë djalin e xhaxhait mbrëmë dhe e di, si është muhabeti,- tha, ktu o vlla, tha, ktu kanë paguar nga 5000 euro,- tha për një shpi normale. Tani më fal,- tha, se ti je në Angli tha, ke dhe gjithë atë objekt 4 kate, do shpëtosh ti, se pagova unë 2 mijë euro,- më tha. Legalizimi do, ashtu.., do të hidhesh,- tha. Ç’rëndësi ka tani? Unë kam 2 milionë lekë dhe 2 mijë euro. Kam edhe 300 paund. Të jemi prapë bashkë. Këtu është muhabeti. Dakord! Kaq kam në dispozicion. 2 milionë lekë dhe 2 mijë euro. Fol me Sajmirin, të flas me shefen! Lëri njërën, lëri tjetrën! Unë të marr ato të miat nga e hëna, nga e marta, dhe t’iki në punën time. Kaq gjë! Kaq gjë, o vlla! Do flasësh vetë me atë që t’.. ashtu edhe më kthe një përgjigje!
Laert Pasha: Ja them unë mo! Në rregull!

Qytetari: Ose do të ashtu.., në qoftë se je garantor, të t’i jap këto tani, siç e lamë!
Laert Pasha: Të lutem!

Qytetari: Andaj të thashë unë.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...