I dënuar 10 vite më parë për kultivim droge/ 46-vjeçari shqiptar nuk zë mend, kapet sërish duke shpërndarë kokainë, arrestohet nga policia greke

- Advertisement -

Shqiptari ne Greqi u la i lire pak kohe me pare pasi ra ne pranga per kultivim droge, por mesa duket asgjë nuk kishte ndryshuar. Së bashku me një 54-vjeçar kanë rënë në pranga pasi shpërndanin sasi droge në të gjithë Athinën.
Shqiptari 46-vjeçar, i cili raportohet se trafikonte drogë nga Atika Perëndimore drejt periferive jugore.
Kur e arrestoi, policia në zonën e Agios Dimitrios gjeti “2 pako me 670 gram kokainë, një pistoletë me karikator dhe 9 fishekë, 2 peshore elektronike, dy makina, 16600 euro dhe 33700 lekë shqiptare”.
Siç u zbulua, dhjetë vite më parë ai u arrestua sërish për trafikim të një sasie kokaine por edhe për vjedhje. Policia i ka zbuluar edhe një “kript” në makinën e tij ku nuk kishte drogë.
I dyti, 54 vjeç, u arrestua në zonën e Zografou dhe posedonte 0.9 gram heroinë. Por nga kontrolli në shtëpinë e tij u zbuluan “351,3 gram heroinë, 8,1 gram kanabis të papërpunuar, një peshore elektronike, 20,490 euro dhe një celular”. 54-vjeçari akuzohet për trafik droge në zona të Atikës Perëndimore, ndërsa rreth njëzet vite më parë u arrestua sërish për trafik droge.
Të arrestuarit për të dy rastet janë dërguar në prokurori.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...